E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana denon arrestimin e policeve te Kosoves

Ndaj arrestimit te policeve te Kosoves nga autoritetet serbe reagoi sot edhe Ministria e Jashtme e Shqiperise.  Ne nje deklarate te kesaj ministrie thuhet se ajo e denon me force aktin e ulet te rrembimit te dy policeve te Republikes se Kosoves.

Akte te tilla kriminale te motivuara nga struktura e mentalitete te vjetra e arkaike nuk i sherbejne aspak frymes se re te bashkepunimit e fqinjesise se mire ne rajon mes vendeve qe aspirojne te anetaresohen ne Bashkimin Evropian thuhet ne deklarate.

Nepermjet kesaj deklarate ministria e jashtme shqiptare kerkon nga autoritetet pergjegjese ne Beograd te kthejne ne vendin e tyre policet e Kosoves dhe te heqin dore nga perseritja e akteve te tilla ne te ardhmen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›