Kosove Reagime te shumta per arrestimin e policeve nga autoritetet serbe
Ne Kosove zyrtaret e Misionit te Bashkimit Evropian per sundimin e ligjit thane se po behen perpjekje per te ndricuar rrethanat e arrestimit te dy pjesetareve te policise se Kosoves nga ana e autoriteteve te Serbise dhe per shmangien e tensioneve qe jane krijuar pas ketij incidenti.
Autoritetet e Serbise arrestuan te shtunen dy pjesetare te policise se Kosoves ne zonen kufitare ndermjet dy vendeve. Ministri serb i puneve te brendshme Ivica Dacic u tha mjeteve serbe te informimit se te arrestuarit Shukri Binaku e Sami Beqiri kishin me vete arme qe paraqet sipas tij shkelje drastike te marreveshjes ushtarako-teknike te nenshkruar ne Kumanove me 1999 duke ju referuar marreveshjes se 9 qershorit te atij viti te nenshtruar ndermjet autoriteteve te Beogradit dhe NATO-s me te cilen iu dha fund luftes ne Kosove.
Nderkaq ne Prishtine Ministria e Puneve te Brendshme akuzoi autoritetet serbe per rrembimin e dy pjesetareve te policise te cilet po patrullonin ne vijen kufitare e cila edhe 13 vjet pas luftes mbetet e pashenuar.
Zyrtare te Misionit te Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine u shprehen sic thane te befasuar dhe te shqetesuar me kete incident. Zedhenesi i ketij Misioni Anne Blanksma i tha Zerit te Amerikes nepermjet telefonit se jane duke u hetuar rrethanat dhe vendi i sakte i ketij incidenti.
shte veshtire te thuhet se si mundet qe ky veprim te jete ne frymen e marreveshjes per menaxhimin e perbashket te kufirit tha ai duke shfaqur shpresen se incidenti do te zgjidhet shpejte dhe tensionet do te ulen ne interes te te gjithe qytetareve ne rajon.
Incidenti u denua ne shkalle te gjere ne Kosove. Institucionet dhe partite politike thane se ky eshte sulm mbi integritetin institucional e tokesore te Kosoves ne kundershtim me vlerat evropiane te fqinjesise se mire kunder bashkepunimit rajonal dhe cenon rende marreveshjet e arritura ne mes te Kosoves dhe Serbise me ndermjetesimin e Bashkimit Evropian dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nje pjese e partive politike kritikuan edhe qeverine e Kosoves per perfshirje ne bisedime me Serbine e cila sic thuhet nuk ka hequr dore nga pretendimet e saj edhe territoriale ndaj Kosoves.
Arrestimet e se shtunes pasuan paralajmerimet e ministrit serb te puneve te brendshme se autoritetet e Serbise do te kunderpergjigjen ndaj arrestimeve te serbeve nga ana e autoriteteve te Prishtines. Te henen policia e Kosoves arrestoi kater pjesetare te komunitetit serb qe po bartnin materiale per zgjedhjet e Serbise me cka sipas policise ata kishin shkelur rendin kushtetues te Kosoves. Ne kunderpergjigje policia serbe arrestoi dy shqiptare perfshire Hasan Abazin kryetar i sindikatave te industrialisteve te Kosoves derisa po udhetonte per ne Kroaci nepermjet territorit te Serbise.
Keto zhvillime nxiten reagime te shumta perfshire edhe departamentin amerikan te shtetit Bashkimin Evropian si dhe organizata e ndryshme nderkombetare per te drejtat e njeriut te cilat bene thirrje per shmangie te veprimeve qe mund te nxisin tensionet te cilat edhe ashtu u shtuan pas paralajmerimeve te Beogradit se do te organizoje zgjedhjet lokale edhe ne Kosove. Prishtina zyrtare tha se keto synime paraqesin cenim te sovranitetit te Kosoves dhe paralajmeruan nje plan te posacem per pengimin e zgjedhjeve lokale serbe.
Kunder ketyre zgjedhjeve eshte shprehur edhe Misioni i Kombeve te Bashkuara ne Kosove sipas te cilit ato bien ndesh me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit. Kunder mbajtjes se zgjedhjeve lokale serbe jane shprehur edhe diplomatet perendimore te cilet thane se zgjedhjet parlamentare te Serbise nderkaq do te mund te mbaheshin te organizuara nga Organizata per Siguri e Bashkepunim ne Evrope duke u nisur nga fakti se qytetaret e Kosoves e kane te garantuar shtetesine e dyfishte.
Tashme edhe zyrtaret serbe kane paralajmeruar mundesine qe te heqin dore nga zgjedhjet lokale per shkak te sic eshte thene pamundesise se realizimit te tyre.