Kukësi përfshihet nga një stuhi e fortë ere
KUKËS- Mëngjesi i sotëm në Kukës ka nisur me stuhi ere. Dhjetëra banesa e objekte kanë patur dëmtime për shkak të stuhisë, e cila shkaktoi re pluhuri në qytet.
Ndërkohë që për banorët lëvizja në këmbë ishte thuajse e pamundur për disa orë, derisa nisën reshjet e shiut.
Dëmtimet ka patur dhe në pemë, tabela orientuese të qytetit, koshat e mbeturinave.
Si pasojë e stuhisë ka patur dhe dëmtim të rrjetit elektrik në disa zona, ndërkohë që për disa orë nuk kanë funksionuar as linjat e internetit dhe kanalet televizive.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)