Autoritetet greke heqin bllokadën

Një dite pas deklaratës së Kryeministrit Sali Berisha, që dënonte ndërhyrjet greke në çështjet e brendshme të Shqipërisë, Athina reagoi në mënyrën e saj tradicionale, duke mbyllur kufirin për emigrantët shqiptarë.
Të mërkurën paradite, pikat kufitare Kapshtica dhe Kakavija kane refuzuar futjen e shtetasve shqiptare qe nuk kane leje qendrimi ne Greqi. Ata qe u refuzuan te futen ne Greqi ishin qytetare shqiptare qe disponojne pasaporten biometrike e me te cilen levizin ne çdo shtet te Shengenit mes te cileve edhe ne Greqi, qe nga koha e heqjes se vizave. Deri ne dreken e te merkures, autoritetet greke selektuan, duke futur vetem personat qe kane dokumente te rregullta qendrimi.
Policia u kerkonte çdo shtetasi qe do te futej ne Greqi te kishte me vete nje garanci prej 1.500 eurosh.
Mengjesin e te merkures u kthyen mbrapsht vetem ne piken kufitare te Kakavijes 200 shqiptare.
Pala shqiptare vendos reciprocitetin
Pas vendimit të palës greke për të mos lejuar kalimin e shqiptarëve ne dy pikat e kalimit, Kakavijë dhe Kapshticë, pala shqiptare vendosi t’ia kthente me të njëjtën monedhë asaj greke.
Policia kufitare vendosi marrëdhënien e reciprocitetit me Greqinë. Ka qenë vetë drejtori i Policisë Kufitare, Admir Abrija i cili e ka bërë të ditur këtë vendim dhe urdheroi zbatimin e procedurave reciproke. Ai kerkoi qe te mos lejohej kalimi i asnje shtetetasi grek, neqoftese nuk e justifikonin kalimin. Për këtë, sipas drejtorit shqiptar te kufirit, u vu ne dijeni edhe pala greke dhe në bazë të këtij vendimi u kthyen pas disa shtesa grekë, të cilët nuk u lejuan të kalonin në doganën shqiptare.
Autoritetet greke deklaruan heqjen e bllokadës
Pas situates se krijuar, pak para ores 15.00 behet e ditur se Konsulli grek ne Gjirokastër ka telefonuar prane Drejtorise se Policise ne Gjirokaster dhe ka deklaruar se nuk do te kete asnje pengese per kalimin e shtetasve shqiptare drejt Greqise, duke u terhequr keshtu nga vendimi i paradites qe çoi prakitikisht ne bllokimin e paprecedente te kufirit mes dy vendeve.
Autoritetet greke nuk kane dhene asnje argument se perse e bllokuan kalimin e kufirit, por kerkuan qe te njejten gje, pra zbllokimin e situates, te bejne edhe autoritetet shqiptare.
Policia e Gjirokastres beri te ditur se do te heqe menjehere ndalimin e kalimit te shtetasve greke. Nderkohe ne pikat e kalimit kufitar ende nuk ka nisur qarkulllimi per shkak te kaosit te krijuar qe ne oret e mengjesit, kur greket nisen bllokimin e kalimit te shtetasve shqiptare./Indeksonline./