E Shtunë, 31 Tetor 2026

Normalizohet lëvizja e shqiptarëve drejt Greqisë

Pas bllokimeve të paradites, duket se lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë ka filluar të normalizohet në orët e pasdites. Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ambasadori i Greqisë në Tiranë, Leonidas Rokanas, siguroi autoritetet shqiptare se qarkullimi në kufi do të kthehet në standartet normale.

Në njoftim, gjithsesi nuk jepen shpjegime për situatën e krijuar gjatë paradites së sotme në dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë, ku autoritetet greke, mbrëmë dhe sot paradite, nuk lejuan disa qindra shqiptarë të udhëtonin në Greqi si turistë, transmeton VoA./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›