E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli sulmon ambasadorin amerikan

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka sulmuar ambasadorin amerikan në detyrë Aleksandër Arvizu, pas deklaratave që ky i fundit ka bërë dje në lidhje me zgjedhjet e 23 qershorit, duke i krahasuar me ato të vitit 1992 të cilat rrëzuan diktaturën komuniste.

Kryeparlamentarja nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” thekson se në vend i madh si Amerika nuk e përfaqëson dot ‘një njeri i vockël’ si ambasadori Arvizu me miopi të theksuar historike e politike.

“Të dashur miq ! Një vend të madh nuk e përfaqëson dot një njeri i vockël! Për më tepër me miopi të theksuar historike e politike!!! Për të mos i thënë falsifikator i historisë!!!! Të krahasosh Shqipërinë e 1992 që këputi vargonjtë e “evil empire”, me Shqipërinë anëtare të NATO-s , është njësoj si të vesh shenjën e barazimit midis Brezhnjevit dhe Presidentit Reagan !!! I denjë për të punuar me Reis Malilen jo me Hillary Clinton e John Kerry. As ekstremistët më të mëdhenj të së majtës nuk kanë guxuar kurrë një gjë të tillë”, shkruan Topalli./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›