E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyten dy fëmijë në kanalin “Ibër - Lepenc”

Janë mbytur dy fëmijë njëri 5 e tjetri 7-vjeçar në fshatin Stanovc të Vushtrrisë. Ata kanë rënë në kanalin e ujit “Ibër Lepenc”, i cili kalon nëpër këtë fshat.

Familjarët kanë konfirmuar se viktimat ishin vëllezër. Ekipet përkatëse policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet.

Trupat e pajetë të viktimave janë dërguar për obduksion në Prishtinë, transmeton KTV./Indeksolnie/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›