MPB, jotransparente rreth inkuadrimit të serbëve në Policinë e Kosovës

Institucionet kosovare nuk janë transparente kur kërkohen detaje për procesin e inkuadrimit të strukturave të sigurisë serbe në kuadër të Policisë së Kosovës në pjesën veriore. KTV-ja ka kërkuar sqarime për këtë proces nga Ministria e Punëve të Brendshme, mirëpo, kjo e fundit nuk është shprehur e gatshme të deklarohet. Krejt çfarë kanë thënë në Ministrinë e Punëve të Brendshme është se përgjigje duhet kërkuar nga Policia e Kosovës. Mirëpo, edhe ky institucion ka hezituar të flasë. E derisa 300 persona në pjesën veriore pritet të inkuadrohen në kuadër të Policisë së Kosovës ende nuk dihet se kush do t’i intervistojë ata.
Megjithatë, KTV-ja merr vesh se intervistimin do ta bëjë drejtori i policisë për pjesën veriore, Nenad Gjuriq, dhe zyrtarë të EULEX-it. Mirëpo, ekspertët e sigurisë në vend ngritin dilema për këtë proces. Meqë tërë ky proces rrjedh si pasojë e dialogut në Bruksel./Indeksonline/