Dëbora shkakton probleme në verilindje të vendit
Akset nacionale në këtë qark janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, ndërkohë disa fshatra në komunat e Lurës, Kalasë së Dodës dhe Selishtes qëndrojnë të bllokuara. Në rrethin e Pukës është e bllokuar komuna e Iballës.
Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në qarkun e Kukësit. Këtu janë të bllokuara komunat Arren, Grykë Caj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht, Golaj dhe Gjinaj.
Akset nacionale Tiranë-Peshkopi, Tiranë-Kukës, Tiranë-Tropojë, Tiranë-Pukë dhe rrugët Kukës-Peshkopi, Peshkopi-Librazhd, Kukës-Tropojë kanë vështirësi kalimi në disa zona për shkak të trashësisë së dëborës. Në këto zona rekomandohet përdorimi i zinxhirëve përgjatë lëvizjes së mjeteve.
Reshjet e dëborës kanë prekur edhe zonën juglindore të vendit, Korçën, Pogradecin, Devollin, Kolonjën, Përmetin dhe disa komuna të Librazhdit.