Elbasan, katër të mitur helmohen me bar miu
ELBASAN-Katër fëmijë janë helmuar aksidentalisht me bar miu ndërsa ndodhen në rrezik për jetën.
Korrespondenti i TVNews24 nga Elbasani Fatmir Popja bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur sot ne fshatin Bradashesh ku katër fëmijë të moshave 2 deri në 5 vjec janë helmuar me bar miu që duket se e kanë gjetur tek plehrat pranë shtëpisë. Të miturit pjestarë të dy familjeve me mbiemrin Petrela kanë përfituar duke qënë larg syve të prindërve dhe kanë luajtur të shkujdesur në zonën ku hidhen plehrat pranë banesave të tyre. Burimet bënë të ditur për TVNews24 se menjëherë fëmijëve u kanë nisur shenjat e para të helmimit. Familjarët e tyre i kanë nisur me urgjencë fillimisht në spitalin rajonal të Elbasanit ku dhe po merren masat e para për shpëtimin e jetës. Dy prej fëmijëve ndërkohë janë nisur me urgjencë në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë (QSUT) pasi gjendja e tyre u konsiderua më e rende se dy femijet e tjere.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i helmimit është aksidental. Policia dyshon se ka qënë ilaci që mbyt minjtë i njohur me emrin, bar miu e hedhur në plehra shkaku i helmimit të fëmijëve.
(d.b/BalkanWeb)