PS: Vendi në krizë ekonomike. Shkak, vjedhja e votave
Kriza politike ekonomike dhe sociale eshte shtrire ne te gjithe vendin thote opozita. Rreshqitjet e tokes ne shume fshatra, problemet me token ne Orikum, gjendja e mjere e minatoreve dhe rritja e papunesise jane prova te qarta te krizes thane deputetet Besnik Bare dhe Blendi Klosi.
“Pasuritë e rënuara nga rrëshkitjes janë të kudondodhura, nga Tropoja në Rradhimë e Kakome, nga çorovoda në Shkodër, nga Librazhdi në Currila të Durrësit, nga Puka në Korçë” tha Bare.
“Sali Berisha thotë se kriza është një trillim i opozitës, a thua se prej opozitës vuajnë minatorët, prej opozitës nuk gjejnë dot të drejtën e tyre banorët e Orikumit, prej opozitës po flaken në rrugë arsimtarët, prej opozitës po rritet papunësia e varfëria” tha Bare.
Socialistet vleresojne se shkaku paresor i krizes eshte vjedhja e votave ne 28 qershor.
“Refuzimi i Sali Berishes per te hetuar ate cka ka ndodhur ne 28 qershor perben proven me te qarte se kryeministri nuk eshte i interesuar ne zgjidhjen e krizes” tha Klosi.
“Merruni me rrëshkitjen e tokave në Ruzhdie dhe mos ndalo hapjen e kutive të fshatit Ruzhdie. Shqipëria dita-dites rrëshket. Saliu e qeveria e tij rrinë të qetë” tha Bare.
Nderkohe qe kerkojne hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit, socialistet denoncojne vazhdimisht problemet me te cilat po perballen qytetaret shqiptare, nje shenje kjo e pergatitjes per fillimin e protestave.
Dorian Kodra < I mëparshmi