Itali, arrestohen dy shqiptarë për drogë
Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur me 100 gramë kokainë. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat theksojnë se në prangat e policisë kanë rënë Korab Peposhi 35 vjeç dhe Vangjel Pupla 32 vjeç.
Sipas mediave dy shqiptarët janë arrestuar në qendër të qytetit të Savonës, në rrugën “Gramsi” dhe në momentin që janë ndaluar nga policia, njeri prej tyre ka dashur të hedh një qese plastike ku ishte futur droga.
Gjithashtu mësohet se 35-vjeçarit Peposhi i është sekuestruar nga policia edhe një kartë identiteti false, në të cilën ai paraqitej si shtetas rumun.
Sipas policisë italiane vlera e drogës që dy shqiptarët kishin me vete arrin në rreth 7 mijë euro.
Ndërkohë ndaj dy shqiptarëve ka nisur procedimi penal, për shitje drogë dhe për falsifikim të dokumenteve.