Zgjerimi i BE-së drejt vendeve të Ballkanit perëndimor, Fratini dhe Zbogar, letër baroneshës Ashton dhe komisionerit Fule

30-07-2011 / Gazeta 55
Ministrat e Punëve të Jashtme të Italisë dhe Sllovenisë, Franco Fratini dhe Samuel Zbogar, në një letër të përbashkët drejtuar përfaqësueses së lartë të BE-së për politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton dhe komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule, kërkuan mundësimin e një valë të re të zgjerimit të Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Frattini dhe Zbogar propozuan që BE-ja të fokusohet në një përmbledhje të qëllimeve afatshkurtra dhe afatgjata, me qëllimin që Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjes t’u mundësohet përparimi në rrugën për anëtarësim në BE. Frattini dhe Zbogar theksojnë në letër se presin që Ashton dhe Fule t’i përkrahin përpjekjet për procesin e zgjerimit të BE-së.
...