E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoritetet zvicerane ndalojnë një vaksinë antigrip nga ''Novartis''

ZURIH- Agjencia zvicerane e medikamenteve ''Swissmedic'' urdhëroi sot ndërprerjen e mënjëhershme të shitjes së disa vaksinave antigrip nga ''Novartis'' në konfederatë dhe këshilloi mospërdorimin e tyre për shkak të papastërtive.

''Swissmedic'' theksoi në një komunikatë se rreth 160 000 doza vaksinash ''Aggripal'' dhe ''Fluad'' të grupit farmaceutik zviceran ishin prekur nga kjo masë.

"Eksperimentimet e para kanë konstatuar se ndalimi në Itali ka ndodhur për shkak të zbulimit të molekulave të bardha në shiringa. Kjo mund të ndodhë nga një koagulim i përbërësve të zakonshëm të vaksinës'', nënvizoi ''Swissmedic''.

Për shkak të pasigurive përsa i përket origjinës së këtyre molekulave, agjencia zvicerane vendosi ndalimin e shitjes dhe përdorimit të këtyre vaksinave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›