Autoriteti i Konkurrencës kundër qeverisë për naftën D2

Pas mbledhjes të zhvilluar më 30 dhjetor, me objekt “kufizime të konkurrencës” nga vendimi i Këshillit të Ministrave “Për cilësinë e lëndës djegëse, të prodhuar nga rafinimi i naftës bruto, vendase”, Komisioni i Konkurrencës doli me qëndrimin se ‘bllokimi i naftës D2 të importit sjell mungesë të konkurrencës në treg”.
Sikurse është bërë me dije Autoriteti i Konkurrencës ka realizuar hetimin në tregun e karburanteve, i cili ka marrë në konsideratë sjelljen e ndërmarrjeve që operojnë në tregun e shitjes me shumicë së karburanteve, si dhe efektin e akteve normative në funksionimin e këtij tregu.
Gjithashtu, pranë Autoritetit të Konkurrencës është paraqitur një ankesë nga Shoqata e Shoqërive Hidrokarbure mbi vendimin e qeverisë të marrë më 30 korrik 2008.
Mësohet se ky shqetësim është ngritur edhe gjatë seancave dëgjimore me ndërmarrje të tregtimit të hidrokarbureve.
“Komisioni i Konkurrencës pas shqyrtimit të “Raportit të Vlerësimit mbi Ndikimin e Akteve Ligjore dhe Nënligjore në Tregun e Karburanteve” e në mënyrë të veçantë për produktin lëndës djegëse diezel sipas standardit S SH EN 590 dhe ankesën e Shoqatës së Shoqërive Hidrokarbureve konstatoi se vendimi i Këshillit të Ministrave sjell kufizime të konkurrencës për shkak të aplikimit të kushteve të pabarabarta të tregtimit ndërmjet ndërmarrjeve, në lidhje me produktin vendas dhe atë të importit”, deklaruan burime zyrtare pranë institucionit të pavarur.
Gjithashtu, Komisioni i Konkurrencës, në mbështetje të ligjit “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”, vendosi t’i rekomandojë qeverisë shfuqizimin e vendimit për bllokimin e D2-it, pasi kufizon konkurrencën mes ndërmarrjeve që veprojnë në treg.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code