Përroi del nga shtrati, përmbyten 20 banesa
Përmbyten 20 banesa në Karbunar të Leshnjes si shkak i reshjeve të shumta, të cilat kanë ndikuar në daljen nga shtrati të përroit të Lunjës. Banorët thonë se situata përsëritet, pasi në shtratin e përroit janë hedhur mbeturina.
LUSHNJE- Shirat e shumtë të dy ditëve të fundit kanë nxjerrë nga shtrati përroin e Lunjës në Lushnjë duke shkaktuar përmbytje të 20 banesave dhe dhjetra hektarëve tokë bujqësore. Problematike ështe shfaqur Karbunara e Lushnjës ku sipas banorëve shkak për përmbytje të tilla bëhet grumbullimi i mijëra mbeturinave inerte në shtratin e përroit, i cili në raste reshjesh të vazhdueshme del nga shtrati.
Për vite të tëra nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e përroit dhe zhbllokimin e tij nga inertet, ndërsa papërgjegjshmëria njerëzore bën të vetën duke shtuar mbetjet mbi shtratin e këtij përroi. Lagja Karbunar është më e rrezikuar nga përmbytja pasi përroi kalon mes për mes saj. (a.r/news24/balkanweb)