E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, dy të paraburgosur,7 ditë në grevë urie

Në qelitë e Komisariatit të Policisë së Sarandës, dy të paraburgosur kanë hyrë në grevë urie pasi akuzojnë organet e Drejtësisë për vonesë të hetimit dhe të gjykimit dhe për pasojë, mbajtjen e tyre në birucë jashtë afateve ligjore. 

SARANDE- Greva e urisë e dy të paraburgosurve në Sarandë, ka hyrë në ditën e saj të shtatë. Atdhetar Proi, nga Konispoli dhe Arsen Shuaipaj, nga Finiqi, janë duke vijuar grevën në qelitë e Komisariatit të Policisë së këtij rrethi. Ata akuzojnë organet e Drejtësisë për vonesë të hetimit dhe të gjykimit dhe për pasojë, mbajtjen e tyre në birucë jashtë afateve ligjore. Mësohet se dy të paraburgosurit e futur në grevë u arrestuan në mars të vitit që shkoi. Atdhetar Proi dhe Arsen Shuaipaj akuzohen për "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", në afërsi të Konispolit e Qafëbotës. Burime pranë Komisariatit të Policisë së Sarandës, pohojnë se dy të paraburgosurve u është dhënë ndihmë mjekësore edhe gjatë ditëve të festës së Vitit të Ri. Madje, kjo ka bërë që edhe personeli i institucionit të paraburgimit në Sarandë të jetë gjithashtu në punë, për shkak të grevës. Drejtori i paraburgimit, Fatmir Barjami, tha dje se është kërkuar largimi i dy grevistëve nga qelitë e Sarandës.

(s.g/GSH/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›