E Diel, 1 Nëntor 2026

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit

Kompanitë La petrolifera italo albanese, Romano port dhe Inter gaz nën hetim për shkelje të konkurrencës në treg

Autoriteti i konkurrencës nis një hetim të thelluar në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngët. Dyshimet për shkelje të rregullave të tregut kanë vënë nën hetim dy porte dhe tre kompani që operojnë në to.

Burime zyrtare nga Autoriteti i Konkurrencës bëjnë të ditur se hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e shërbimit të ngarkim -shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm në portin Vlora-1 dhe portin Porto Romano ndaj ndërmarrjeve, La petrolifera italo albanese sh.a; Romano Port sh.a dhe Inter gaz sh.a.


Hetimet
Komisioni i Konkurrencës vendosi në datë 23.06.2010 Për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e shërbimit të ngarkimshkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm, mësohet nga burime zyrtare nga Autoriteti i Konkurrencës. Sipas këtij të fundit, mësohet se hetimet nisën duke patur parasysh se, raporti Për marrjen e masave të përkohshme për rivendosjen e konkurrencës në tregun e shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimin e gazit të lëngshëm është i javës së parë të Marsit 2010 si dhe vendimi Nr. 140, datë 10.03.2010 i Komisionit të Konkurrencës Për tregun e masave të përkohshme në tregun e shërbimit të ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm.


Masat
Autoriteti i Konkurrencës vendosi marrjen e masës së detyrimit të menjëhershëm dhe jo më vonë se 5 ditë nga njoftimi i vendimit të ndërmarrjes La petrolifera italo albanese sh.a, për të mundësuar ankorimin, shkarkimin, trajtimin dhe depozitimin e Gln-së, për çdo operator të licencuar kombëtar ose ndërkombëtar të interesuar të operojë në këtë terminal, nuk ka gjetur ende zbatim, mbështes propozimin e grupit të punës për hapjen e procedurës së hetimit të thelluar ndaj ndërmarrjes La petrolifera italo albanese sh.a, me objekt ekzistencën ose jo të abuzimit me pozitën dominuese në tregun përkatës të shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm. Një tjetër vendim është i hapjes së procedurës së hetimit të thelluar në tregun e shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm në portin Vlora -1 dhe portin Porto Romano ndaj ndërmarrjeve, La petrolifera italo albanese sha; Romano port sha dhe Inter gaz sha, me objekt ekzistencën ose jo të abuzimit dhe pozitën dominuese në tregun përkatës, pasi  shtimi i dy subjekteve nën hetim, i pa kërkuar nga grupi i punës, rrezikon të sjellë vonesa të panevojshme gjatë periudhës së hetimit të thelluar. ndërkohë objekti i hetimit të thelluar në tregun e shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm. Ndërkohë, referuar raportit të grupit të punës, nga shqyrtimi i kushteve të vendosura nga ndërmarrja Pia sh.a, për ofrimin e shërbimit rezulton se nga të dhënat e sjella nga ndërmarrja Pia sh.a dhe ndërmarrjet e tjera importuese të Gln, për ofrimin e shërbimit të ngarkim shkarkimit dhe depozitimit ndërmarrja Pia sh.a ka zhvilluar negociata me operatorët importues me rrugë detare të Gln duke bërë dhe ofertat përkatëse. Sipas AK mësohet se nga shqyrtimi i ofertave konstatohet që ndërmarrja Pia sh.a u ka ofruar ndërmarrjeve të importit të Gln kapacitetet e saj depozituese, por pavarësisht pjesës që zënë këto ndërmarrje në tregun e importit të Gln, pagesa vjetore për ndërmarrjen Pia sha është e njëjtë, pasi kjo ndërmarrje cakton si qarkullim minimal vjetor sasinë prej 30 000 t/gln në vit. Nga analiza e të dhënave të importit të gazit të lëngët rezulton se asnjë operator importues nuk e ka pasur këtë volum importi për vitin 2008, ndërsa për vitin 2009 del se e vetmja ndërmarrje që plotëson këtë sasi qarkullimi të Gln të importuar është ndërmarrja kalaja sh.a, e cila plotëson këtë sasi qarkullimi të Gln-së. Në këto kushte, sasia prej 30 000 Gln në vit kthehet në një nivel dysheme për të cilën të gjitha ndërmarrjet e tjera duhet të paguajnë pavarësisht në se e realizojnë apo jo këtë qarkullim të këtij produkti. Sipas AK ky kusht është shoqëruar në vitin 2010 me ndryshime drastike në strukturën tregun e gazit të lëngshëm, duke e shndërruar nga njëra anë atë në treg duopol, ndërsa nga ana tjetër është duke u ulur ndjeshëm pesha specifike e ndërmarrjeve që kanë operuar në këtë treg, duke u rrezikuar te dalin fare nga tregu.

Fazat e kryerjes së hetimit të thelluar
1. Inspektime në ndërmarrjet nën hetim
2. Mbledhja e informacioneve të nevojshme dhe plotësuese
3.  Përpunimi i të dhënave dhe vlerësimi i informacionit të mbledhur
4.  Hartimi i Raportit të Ndërmjetëm brenda datës 01.07.2010
5.  Diskutim i Raportit të Ndërmjetëm me Komisionin
6.  Hartimi i Raportit Përfundimtar të Hetimit të Thelluar dhe paraqitja e tij përpara Komisionit
7.  Afati i fundit për kryerjen e këtij hetimi është data 01.07.2010

Monopoli në tregun e ngarkim-shkarkimit të gazit të lëngshëm
Në vitin 2009 pjesa dërrmuese e importit (99%), është realizuar në rrugë detare duke përdorur për shkarkim portin Vlora-1 dhe portin Porto Romano, ndërsa për periudhën janar-maj 2010, importi në rrugë detare ka zënë 88.27% të tregut ndërsa për periudhën janar-maj 2010 importi në rrugë të tjera ka zënë 11.73% të tregut dhe përbëhet kryesisht nga importi në rrugë hekurudhore. Ngarkim-shkarkimi dhe depozitimi i gazit të lëngshëm nëpërmjet rrugëve të tjera (tokësore, hekurudhore) vlerësohet një shërbim jo i zëvendësueshëm për shkak të kostove të larta dhe teknologjisë së ndryshme të përdorur, e cila paraqet kufizime esenciale. Tregu gjeografik përfshin territorin e portit Vlora-1 në ish-uzinën e PVC në gjirin e Vlorës, si dhe territorin e portit ROMANO PORT në zonën e Porto Romanos, Durrës. Si konkluzion tregu përkatës i produktit, është tregu i shërbimit të ngarkimit shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm në rrugë detare në zonën gjeografike të Gjirit të Vlorës dhe Porto Romanos.

Shenjat e kufizimit të konkurrencës në portin Vlora-1
1. Nga ispektimet e kryera në këtë port janë të ndërtuara dhe janë në funksionim dy depozita GLN me kapacitet 4 800 m3 që së bashku me rrjetin e tubacioneve formojnë sistemin e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të GLN-së, përbëjnë një lehtësi esenciale (essential facility), për ushtrimin e kësaj veprimtarie, pasi:
2. Të dyja këto depozita sferike i janë dhënë me qira kompanisë Kalaja Sha në bazë të kontratës Për shërbimin e depozitimit dhe trajtimit të produkteve të lëngshme, të lidhur midis ndërmarrjes La petrolifera italo albanese sha dhe ndërmarrjes KALAJA SHA, si dhe Shtojca nr.1, datë 23.06.2009 dhe Lidhja A, datë 29.08.2008, bashkëngjitur saj.
3. Nëpërmjet kësaj marrëveshje, ndërmarrja Kalaja sha është e vetmja ndërmarrje e cila ka të drejtën të shkarkojë dhe të depozitoje produktet e saj në depozitat në pronësi të Pia sha.
4. Kjo sjellje e shoqërisë Pia ka kufizuar konkurrencën në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të gazit të lëngshëm në Gjirin e Vlorës, duke krijuar rreziqet e abuzimit me pozitën dominuese nëpërmjet vendosjes së kufizimeve për hyrjen në tregun përkatës, duke rrezikuar nxjerrjen nga tregu të disa importuesve.
5. Gjithashtu ndërmarrja Pia ka kërkuar lidhjen e kontratave me kushte që palët kontraktuese të pranojnë detyrime shtesë siç është përshembull kërkesa për një garanci financiare prej 4 milionë euro, që mund të përbëjë abuzim me pozitën domnuese në kuptim të nenit 9, te Ligjit Për mbojtjen e konkurrencës. Ndërkohë që Pia sh.a e ka marrë me koncension ndërtimin, zhvillimin dhe operimin e portit Vlora 1 dhe në bazë të Marrëveshjes Koncensionare dhe nenit 5 të Marrëveshjes Koncensionare, Pia ka detyrimin e ofrimit të shërbimit për të gjithë operatorët që importojnë gazin e lëngshëm.
6.  Si përfundim nga vlerësimi i sjelljes së ndërmarrjes Pia sha në tregun e ngarkim-shkarkimit dhe depozitimit të GLN, kjo ndërmarrje, bazuar në nenin 9, pika

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›