E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lec Shkreli, me 40 tablo në Kledio

Lec Shkreli është një piktor shqiptar, në origjinalitetin e tij krijues, por arti i tij nuk njeh kufij; që nga Tirana kur ai ishte ende liceist, ekspozitat e tij prej dekadash shëtisin dhe mahnitin me elegancën artistike edhe vende me traditë qindravjeçare në poezinë e ngjyrave. Në vijim të punës së tij janë plot 49 piktura, poezi të vërteta,

mishërim i ndjenjës dhe i pasionit të fort të autorit të mirënjohur Lec Shkreli, të cilat janë ekspozuar në Galerinë Kledio. Veprat e paraqitura në Kledio, të përzgjedhura me mjaft kujdes nga krijimtaria e bollshme e Lecit e kohëve të fundit, kanë një performancë e sharm artistik të veçantë. Për publikun vijnë 40 punët në vaj dhe 9 akuarelet tejet të freskëta e të bukura. Me krijimtarinë e tij gati gjysmë shekullore, piktori ka çelur shumë ekspozita, brenda e jashtë vendit, duke filluar nga ekspozita e parë së bashku me dy shokë, kur ende ishte në Liceun Artistik, ekspozita të tjera në Tiranë, Durrës, Berat e deri në Kopenhagen të Danimarkës. Ekspozita e fundit pretendohet se është më e mira e të gjithave. Ajo është vlerësuar nga kritika si një pikë kulmore e krijimtarisë së Lecit. Piktori që erdhi me një tjetër ekspozitë, tashmë duket se pa asnjë dyshim ai është personalitet i këtij arti dhe jo vetëm për bashkëkohësit dhe njohësit e punës dhe të përkushtimit të tij në këtë zhanër artistik, por edhe për kritikët e pikturës.

Çmimi Bekim Fehmiu, për filmin më të mirë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se ia ka themeluar çmimit që mban emrin e aktorit të madh Bekim Fehmiu. Dëshiroj që publikisht të shpall çmimin Bekim Fehmiu, pllakati i artë për Bekim Fehmiun, që do të ndahet për veprën më të mirë kinematografike në Kosovë, ka thënë Haziri. Më tej ministri Haziri ka zbërthyer edhe disa detaje të këtij çmimi. Do të ndahet për filmin më të mirë. Do të punohet ende rreth tij me Qendrën Kinematografike, për çmimin e themeluar sot që do ti jepet veprës më të madhe kinematografike dhe do të mundohemi ta bëjmë edhe konkurrencë më të madhe se kombëtare, ka shpjeguar Haziri. Po ashtu me rastin e vdekjes së aktorit legjendar Bekim Fehmiu, Teatri Kombëtar të Kosovës mbajti Ditët Homazh për Bekim Fehmiun. Ndërkaq që hiri i aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, është hedhur në Lumbardh të Prizrenit. Kërkesa e fundit e aktorit të ndjerë është realizuar në prani të familjes dhe miqve të ngushtë. Bekim Fehmiu, 74 vjeçar, ka kryer vetëvrasje të martën e kaluar. Aktori shqiptar kishe arritur famë botërore me disa filma, mes tyre Odiseja dhe "Mbledhësit e puplave". Gjatë viteve '80, ai tërhiqet nga aktrimi në shenjë të protestës kundër propagandës antishqiptare.

Last Updated on E Premte, 25 Qershor 2010 19:33

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›