21 Janari, Kukan: Vrasjet ishin të paimagjinueshme
Bruksel – Kreu i Delegacioni Europarlamentar për Ballkanin, Eduard Kukan dhe Presidenti i grupimit të majtë në Parlamentin Europian, Aleanca Progresiste e Social-Demokratëve, Hannes Swoboda, gjatë një interviste për Top Channel kanë deklaruar se janë habitur nga vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen Meta.
Kreu i Delegacionit Kukan është shprehur se vendimet i përkasin gjykatave, por sipas tij në Shqipëri ka një nivel shumë të lartë korrupsioni.
Mendoj se ministri danez shprehu ndjenjën e përgjithshme të shumë njerëzve që po e ndiqnin këtë rast nga shumë pranë dhe me shumë kujdes. Nuk mendoj se është e drejtë të komentoj me thellësi vendimet e gjykatave në Shqipëri, por do të them vetëm që korrupsioni është një problem shumë serioz në Shqipëri. Unë e kam ndjekur këtë çështje dhe e di se pati disa ekspertë nga perëndimi, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët bënë analiza që nuk u morën në konsideratë para vendimit përfundimtar. Pra kjo ishte ajo që kontribuoi në befasinë time”,- tha Kukan.
Ndërsa Presidenti i të majtëve Swoboda, ka ngelur i habitur nga vendimi i gjykatës lidhur me një ekspertim të videos nga ekspertët e huaj.
“Unë u befasova nga vendimi i cili tregoi se nuk u bë gjithçka për të parë nëse video-regjistrimi kishte apo jo manipulime. Mendoj se edhe në interesin e vetë zotit Meta, do të jetë shumë e rëndësishme që të ftohen ekspertë të pavarur nga jashtë, për të vërtetuar nëse ka apo jo manipulime. U befasova që një kërkesë e tillë u hodh poshtë por shpresoj që kjo gjë mund të korrigjohet sërish, pasi ne duhet ta mësojmë të vërtetën. Jo të vërtetën e njëanshme, por të vërtetën objektive”, tha Swoboda.
Të pyetur nga gazetarja Arta Tozaj lidhur me ngjarjet e 21 janarit, të dy euro-deputetët shprehen se hetimet duhet të jenë të pavarura nga politika dhe fajtorët të vihen para drejtësisë. Ndërsa pytejes se po të kishte ndodhur në vendet e tyre e njëjta ngjarje, janë shprehur se një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë, pasi sipas tyre ka pasur shumë demostrata por nuk është vrarë askush.
Eduard Kukan:
Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë çdo lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.
Hannes Swoboda:
Mendoj se çdo vrasje do të hetohej dhe do të sillej para trupit gjykues. Unë nuk mendoj se sistemi i drejtësisë në Austri dhe në vende të tjera është perfekt, por kur ka vrasje, kur vriten demonstrues, është më e pakta që ngjarje të tilla të vihen para gjykatësve dhe të gjykohen nga një drejtësi e pavarur. Ndërsa politikanët, apo sistemi politik, është aty për të garantuar se drejtësia do të vihet në vend.
Ndërsa mbi zhvillimet aktuale në vend janë shprehur se Shqipëria është ende mbrapa me plotësimin e kritereve për antarsimin në BE dhe ajo ku duhet të bëhe reforma është drejtësia dhe media, të cilat nuk duhet të varen nga politika.
Intervistat e plota
TCH: Presidenca daneze deklaroi së fundmi për Shqipërinë se është thelbësore që të shënohen rezultate konkrete në fushën e shtetit të së drejtës por dhe në demokraci. Ku ndodhet Shqipëria sot pas përcaktimit, që në 2010, të 12 kritereve nga Komisioni Europian?
Hannes Swoboda, President i Aleancës Progresiste Social-demokrate në PE, S&D:
Ka akoma një ngërç, ka ende një ndalesë të zhvillimeve. Dhe tani që dy grupet e mëdha politike dhe partiake flasin me njëri tjetrin dhe ulen në të njëjtin parlament është mirë, por kjo nuk mjafton. Duhet që tani ata të japin rezultate.
Eduard Kukan, Kreu i delegacionit parlamentar për Ballkanin, PPE:
Vendi nuk ka lëvizur shumë përpara që prej atëherë por ne vërejmë një tendencë pozitive. Vendi ndërkohë duhet të përmbushë 12 kriterët e vëna. Po bëhet një farë pune për përmbushjen e këtyre kritereve. Drejtori i Përgjithshëm për zgjerimin, zoti Sanino po punon me qeverinë, ishte në Shqipëri dhe tha se ka një farë progresi. Mesa jam i informuar janë ngritur grupe pune për përmbushjen e kritereve, disa prej të cilave i takojnë parlamentit, disa të tjera qeverisë dhe ne do të kemi një proces vlerësues rreth fundit të muajit shkurt. Pra unë dua të besoj se gjërat po lëvizin, por sërish, ngadalë, dhe ne kemi nevojë të shohim rezultate, pasi koha që vendi pati në dispozicion për ti përmbushur ishte e bollshme.
TCH: Kur flasim për demokracinë, sa i rëndësishëm është hetimi i plotë dhe i pavarur i ngjarjeve tragjike të 21 janarit, sidomos sot kur hetimet pohojnë se protestues të pafajshëm u vranë nga Garda e Republikës.
Hannes Swoboda:
Është absolutisht e rëndësishme të kërkohet dhe të zbulohet e vërteta dhe autorët duhet të përndiqen. Nuk na takon neve apo BE-së të thotë kush është fajtor e kush jo, kjo i takon drejtësisë së pavarur. Por gjithçka duhet bërë që autorët, apo autorët potencialë, të sillen para drejtësisë. Dhe sipas meje, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për rrugën drejt BEsë, por është e rëndësishme për vetë vendin, i cili duhet të heqë qafe çdo lloj tendence për të fshehur, nga njëra apo tjetra palë, ata që bëjnë veprime të tilla si vrasja e njerëzve. Kjo është diçka që as mund të degradohet dhe as të nënvlerësohet.
TCH: Cfarë doni të thoni më saktësisht.
Hannes Swoboda:
Kjo do të thotë se ju shpesheherë keni të shtëna dhe vrasje dhe mbi të vërtetën nuk hidhet dritë dhe as nuk vihet drejtësi dhe kjo gjë duhet të ndalojë. Dhe ky është një rast i rëndësishëm ku përveç zbulimit të së vërtetës për çfarë ngjau, është shumë e rëndësishme që njerëzit të vihen para trupit gjykues.
Eduard Kukan:
Jam i sigurtë se të gjithë këtu në institucionet europiane ndajnë të njëjtin opinion, se këto ngjarje duhen hetuar me objektivitet, pa asnjë ndërhyrje politike, procesi i duhet lënë në dorë autoriteteve përkatëse, pra Prokurisë së Përgjithshme.Dhe është shumë e rëndësishme, jo vetëm për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme për situatën brenda vendit, për pajtimin, mirëkuptimin apo bashkëpunimin më të mirë mes partive politike. Pra ne e ndjekim me një interes të madh dhe e përsëris se ngjarjet duhen hetuar me objektivitet, drejt, dhe pa asnjë ndërhyrje politike si dhe me përfundimin se kushdoqoftë përgjegjës, duhet të japë llogari për çfarë ndodhi.
TCH: Kur flasim për vlerat europiane, ju vetë keni qenë anëtar qeverie. Cfarë do të kishte ndodhur nëse demonstruesit do të qëlloheshin nga garda në Sllovaki, apo nëse do të fshiheshin serverat e kamerave të kryeministrisë ?
Eduard Kukan:
Një situatë e tillë është krejtësisht jashtë çdo lloj imagjinate. Nuk mund të ndodhë në vendin tim. Ka pasur demonstrata madje ka akoma demonstrata masive njerëzish, por policia po luan rolin në përputhje me ligjin.
TCH: Sipas jush policia shqiptare nuk luajtur siç duhet rolin e saj ?
Eduard Kukan:
Ju lutem, meqë po më pyesni për Sllovakinë po ju përgjigjem për Sllovakinë. Por mesazhi që unë dua të jap është që këto janë çështje të ndjeshme dhe situata të ndjeshme mund të ndodhin në çdo vend. Por të gjitha institucionet e shtetit duhet të sillen në përputhje me ligjin dhe