Autorja serbo–amerikane, fiton çmimin letrar britanik

Shkrimtarja serbo-amerikane, Tea Obreht, ka fituar një çmim britanik për romanin e saj të parë “Gruaja e Tigrit”.
25 vjeçarja Obreht, është shkrimtarja më e re, që ka fituar çmimin “Orange Prize for Fiction”, në nje shumë prej 49100 dollarësh.
Romani “Gruaja e Tigrit”, është një tregim për një mjeke të re, e cila e fillon një turne në Ballkanin e shkatërruar nga lufta, e inspiruar nga tregimet, që gyshi i saj ia kishte treguar asaj si fëmijë.
Ky çmim letrar u jepet për çdo vit femrave shkrimtare për romanin më të mirë të shkruar në gjuhën angleze.
Obreht ishte larguar nga Beogradi në vitin 1992, në fillim të luftërave në Ballkan, dhe tashme ajo jeton në Shtetet e Bashkuara.