Arabi Saudite, arrestohen 5 gra pasi ngisnin makinën
Pesë gra nga Arabia Saudite janë arrestuar sot në Riad vetëm pasi kishin ngarë makinën, një aktivitet i ndaluar për gratë e vendit.
Mësohet se gratë u ndaluan nga policia në Hettein një lagje e Riadit. Pesë gratë Saudite te moshës 20 dhe 30 vjeçare u arrestuan dhe u dërguan në një rajon policie.
Lidhur me këtë ngjarje, disa aktiviste kanë bërë thirrje për gratë në Arabinë Saudite që të sfidojnë vendimin për ndalimin e dhënies së makinës më 17 qershor, duke provokuar protesta nëpër zonat konservatore dhe fanatike lidhur me këtë vendim.