E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoshkollat protestojë kundër kodit të ri rrugor

Rreth 60 autoshkolla në Tiranë nuk kanë lejuar praktikantët e tyre të jepnin provimin e teorisë dhe praktikës së patentës. Në sallat ku jepet provimi i teorisë asnjë kandidatë nuk do ti nënshtrohet këtij testi.
 

Ky reagim në trajtë proteste ka ardhur nga shoqata e autoshkollave për degën Tiranë sepse nuk kanë rënë dakort me disa ndryshme të bëra në Kodin rrugor duke ndërpreë në këtë mënyrë çdo marrëdhënie me Drejtorinë Rajonale të tranportit rrugor.
 

Arsyet, sipas drejtuesit të shoqatës së autoshkollave Tonin Gjinaj janë abuzimet dhe klientelizmat e kësaj drejtorie me autoshkolla të caktura.
 

Teksa ky kodi i rrugores i ndyshuar prek aktivitetin e autoshkollave, shoqata thotë se ka kërkuar prej kohësh bisedime dhe marrëveshje me drejtorinë rajonale të tranportit rrugor.
 

Shoqata e autoshkollave thotë se shpresojnë në rikthimin në normaltitet të aktiviteti të tyre, të konkurrencës së ndershme dhe përgatitjen cilësore të kandidatëve. Nëse raportet mes tyre dhe drejtorisë rajonale nuk gjejnë gjuhën e përbashkët është paralmëuar grevë urie.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›