E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada Durres-Kukes, hapesira te reja investimi ne zonat veri-lindore

Projekti i Durres-Kukes parashikon ndertimin e nje autostrade prej 61 km, me kater korsi, e cila fillon ne Rreshen dhe zgjatet ne veri-lindje deri ne Kalimash, afer kufirit me Kosoven. Projekti po zbatohet nga kompania e perbashket "Bechtel-Enka", nen nje kontrate me cmim njesi te caktuar, te nenshkruar me Drejtorine e Pergjithshme te Rrugeve te Shqiperise. Pas perfundimit, autostrada Rreshen-Kalimash do te jete pjese e nje autostrade prej 170 km, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves. Ndertimi i saj eshte vecanerisht jetik per ekonomine, sepse lidh tregjet e Evropes Jug-lindore me rruget kryesore nderkombetare detare, permes portit te Adriatikut ne Durres. Jo me me pak rendesi eshte funksiononi i saj i transportit te shpejte dhe komod. Po keshtu, sipermarrja e lire do te gjeje hapesira te reja te sipermarrjeve private dhe atyre turistike neper Alpet e Shqiperise veriore. Autostrada eshte e ndare ne tre segmente; Rreshen-Rreps, 19, 5 km; Rreps-Thirre, 26. 5 km; Thirre-Kalimash, 14.8 km. Deri dje ishin ndertuar ne total 23 ura, ndersa tuneli me i gjate ne Ballkan, ai qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles, ne segmentin Thirre-Kalimash, me nje gjatesi prej 5.7 km, ndodhet rreth 300 meter larg anes tjeter, pasi punimet po kryhen nga te dyja anet. Vlera e projektit deri tani ka shkuar ne 1.2 miliard euro. Nder projektet e meparshme me te pazakonta te "Bechtel-Enka", mund te permendim autostraden Ankara-Gerede ne Turqi, 230 km e gjate, nje nga ndertimet me te medha te kryera ndonjehere. Ne disa segmente, rruga arrin lartesine 1500 meter, ndersa per ndertimin e saj, jane germuar me shume se 114 milione meter kub dhe e shkembinj. Projekt tjeter ambicioz, per me teper nje terren malor, ka qene autostrada e Kroacise, qe mundesoi lidhjen me bregun e Adriatikut, nje sukses i papare turistik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›