E Shtunë, 31 Tetor 2026

SARANDE/ Hakmerren duke i sharruar ullinjte

Fermeri denoncon sharrimin e ullinjve nga persona te paidentifikuar. Burime zyrtare nga komisariati i Sarandes bene me dije se Ulsi Dauti, banues ne fshatin Ciflik, ka kallezuar demtimin e 45 rrenjeve me ullinj 5 vjecare, qe ishin sharruar gjate oreve te nates. Nje grup hetimor ka shkuar ne vendngjarje, duke verifikuar denoncimin dhe marre ceshtjen ne shqyrtim. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te ndaluar, por mendohet se akti eshte kryer ne shenje hakmarrje per ndonje konflikt te mundshem te fermerit. Policia regjistroi ceshtjen ne vepren penale te "shkaterrimit te prones" dhe mori deshmite e rastit.

B. B.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›