E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxaqis, filloi ne Athine turin ballkanik

Permes historise se tij Ballkani i ka dhene vetes aforizmin negativ se "prodhon me shume histori se sa mund te konsumoje", sipas shprehjes se njohur te Winston Churchill-it. Por duket se permes kultures se tij ai e ka marre "hakun". Vetem nje rajon si Ballkani mund te krijoje nje legjende te tille si "Besa e vellait te vdekur" qe kapercen kufijte kombetare, shtrihet ne te gjithe hapesiren e tij dhe afirmon rrenjet e perbashketa dhe dinamiken e bashkeekzistences kulturore te popujve te gadishullit. Kjo eshte ndjesia qe te krijon spektakli i madh nderballkanik me te njejtin titull, vene ne skenen e teatrit "Kappa" ne Athine nga regjisori grek Sotiris Haxaqis. Ai tregon se 15 vjet hulumtime te kryera mbi "elementin tragjik ne kulturen popullore bashkekohore" e cuan deri te balada e njohur e shekujve shtate-tete kur dihet se "vaji i shkon shume per shtat Ballkanit". "Vec kesaj perben dhe nje tribune politike dhe shoqerore, qe tregon se popujt ne Ballkan mund te kapercejne divergjencat e tyre dhe te gjejne elemente, pika dhe mite te perbashketa, qe te jetojne ne paqe dhe te zhvillohen ne menyre krijuese" na thote regjisori qe e cileson si te natyrshem dhe jo qellim ne vetvete mesazhin e vepres se tij.

"Ne jemi aktore, jemi artiste qe qendrojme ne skene te frymezuar nga rrenjet e bukura te tragjedise se lashte greke", na thote aktorja rumune me fame nderkombetare Maia Morgenstern. Ajo thekson se behet fjale per nje "veper te mirefillte artistike qe e beri te vetedijshme per rrenjet e thella te Ballkani", dhe shton se "te gjithe jemi pjese te nje gjeje te perbashket te madhe".

Shpalosja e balades se djalit te vdekur qe ngrihet nga varri per t'i sjelle pas, sipas premtimit, nenes tragjike (se ciles murtaja i mori te tete djemte) vajzen e vetme te martuar larg, po kthehet vertet ne nje udhetim ne koloritin e pasur te tradites popullore. Ne te gershetohen nje numer variantesh te poemes, vaje, anatema, kenge erotike dhe pagane, kenge dasme dhe kurbeti si ajo "Pertej ures se Qabese" apo "Moj e bukura More...". Aretia dhe Konstandis ne greqisht, Dhoqina dhe Konstandini ne shqip, Jelica dhe Jovan ne serbisht, Pektana dhe Lazari ne bullgarisht, Vojka dhe Konstandin ne rumanisht, jane vellai dhe motra qe besa e dhene i con te nena tragjike. Ky rol alternohet nga tri zonja te medha te skenes teatrale ballkanike: grekja Maria Kaciadhaqi, shqiptarja Margarita Xhepa dhe rumunia Maia Morgenstern me nje gjuhe komunikimi te mahnitshme, qe ben te teperta edhe titrat e pakta te perkthimit.

"Eshte gjuha e teatrit, eshte gjuha e zemres" thote aktorja greke Kaciadhaqi, me zerin e saj te embel se ciles edhe kur Margarita i "flet shqip ajo e kupton". "Aspak antagonizem edhe xhelozi, dashuri e madhe midis nesh" i pergjigjet ne vazhdim pyetjes sone provokuese. "Eshte gjuha e artit qe na bashkon. Une e ndiej kur ajo mbaron", thote Kaciadhaqi. "Ritmi nuk na mungon. Po te marrim mallkimin e tri nenave, qe te treja kemi nje dhimbje, dhimbja jone bashkohet ne tri zera qe therrasin Konstandin dhe na degjon ndoshta dhe kupa e qiellit", thote aktorja greke.

Harmonia e gjuheve dhe interpretimeve arrin apogjeun e saj ne kete shfaqje qe e mrekullon spektatorin qe me kengen e pare te Natasa Medic dhe e ben ta ndjeke baladen me tensionin emocionues te nje tragjedie te antikitetit. "Nje poeme shume te bukur Haxaqis e beri nje shfaqje shume te bukur. Me aktore te mrekullueshem, me zera trondites dhe regji te arrire", thote spektatori Jorgos Franxeskaqis. "Eshte nje shembull karakteristik i elementeve qe bashkojne kulturat ballkanike" na thote presidenti i Fondacionit te Kultures Helene, akademiku Jorgos Babinjotis. Ai shton se si "shfaqje tejet e rendesishme do ta cojme ne kater vatrat e tjera kulturore te Ballkanit, ne Tirane, Beograd, Sofie dhe Bukuresht".

Vlera e shfaqjes nuk do te ishte e plote pa ndjesine qe krijon tek spektatori se mbi kete perle te shpirtit popullor ballkanik mund te kete vetem bashkepronesi. "Besa e vellait te vdekur" vertet i bashkon dhe nuk i ndan Ballkanasit", thote nje. "Sotiris Haxaqis gjeti celsin e enigmes qe arti e pranon dhe na sjell nje shfaqje teper interesante, emocionale, te vecante. Mbi te gjitha shume fisnike se ngjit ne skene pese gjuhe te Ballkanit, qo do te thote se kjo legjende nuk eshte e imja apo e jotja. Eshte e mbare Ballkanit. Kemi nevoje per keto fjale. Se ate qe ben arti nuk e ben askush, as politika...", thote ne menyre kuptimplote Margarita Xhepa, kjo aktore korife e tragjedise, sic percillet nga kritika greke.

Autor: Niko Anagnosti


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›