E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon sheshi per femijet tek blloku "Partizani"

Banoret e bllokut "Partizani" ne kryeqytet do te kene ambiente dhe lodra per tu argetuar. Bashkia e Tiranes nen nismen "Dua te luaj" ka perfunduar ndertimin e nje prej ketyre shesheve ne kryeqytet. Hapesirat e krijuara do te sherbejne si vende clodhese dhe argetuese per te vegjlit. Sipas kryetarit te Bashkise, Edi Rama do te ndertohen 100 kende te tilla dhe me fitoren e zgjedhjeve ne daten 28 qershor, qeveria nuk do te jete me vetem ne funksion te politikave te medha kombetare por edhe ne sherbim te jetes komunitare ne qytete. "Ne do te bejme nje transformim rrenjesor te situates ne blloqet urbane te Tiranes dhe qyteteve te tjera, duke u dhene komuniteteve te ketyre blloqeve kende te tilla te cilat jane shume te rendesishme e domosdoshme per bashkejetesen qytetare" ka pohuar gjate fjales se tij , Edi Rama. Sheshet do te permbaje hapesira te gjelberuara, gropa rere per te luajtur femijet, siperfaqe te shtruara per kalimtaret si dhe shume peme. Prej me shume se dy vjetesh bashkia ka ndertuar disa kende te tilla argetimi per femijesh, por ato ose jane shkaterruar pjeserisht ose teresisht duke bere qe femijet te mbeten perseri pa vende argetimi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›