E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rubik/ Dehen ne lokal, perleshen me thika

Dy grupe te rinjsh kane terrorizuar qytetin e vogel te Rubikut per minuta te tera teksa perlesheshin me thika ne ambientet e nje lokali. Policia e Mirdites ka mundur qe te ndaloje dhe arrestoje dy te dyshuarit kryesore te kesaj ngjarje, Leke Deda dhe Ernest Marku. Burime zyrtare thane se sherri ka ndodhur si pasoje e konsumimit te sasive te medha te alkoolit ne lokal dhe me pas fyerjeve te ndersjellta mes dy personave. Fillimisht ata jane perleshur trup me trup dhe me pas kane vene ne perdorim armet e ftohta. Dy te ndaluarit akuzohen per prishje te qetesise, kanosje dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta.

A.N.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›