E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Durres-Prishtine, presktiva e bashkepunimit ekonomik

Bashkimi Evropian, Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar e kane konsideruar logjike zhvillimin e linjes, Nish-Prishtine-Durres me se shumti per hovin ne zhvillimin ekonomik qe do tu jape rruga zonave neper te cilat do te kaloje.
Kosova eshte nje territor ndermjet Durresit dhe Nishit, ndaj dhe zhvillimi ekonomik i saj eshte i varur shume nga lidhje transporti te shpejta. Investimi i fundit eshte nje shak i mire per te lidhur Kosoven me Korridorin 8. Tashme pjesa e serbe e rrugeve eshte nder me te perkeqesuarat, ne Ballkanin Perendimor, sidomos ne pjesa qe lidh Kosoven me Serbine, e cila nuk eshte perdorur shume pas 1999. Pavaresisht politikes se renduar ndermjet Beogradit dhe Prishtines per ceshtjen e pavaresise se Kosoves, biznesit kosovar i intereson nje lidhje e mire transporti me Serbine. Rreth 15 per qind te totalit te importeve te Kosoves jane nga Serbia, ndersa eksportet e Kosoves ne Serbi jane 16 per qind, sipas te dhenave te vitit 2006, por perfitimet nga linjat e transportit te Kosoves per Serbine do te jene afatgjata, per shkak se, aktualisht nevojat per tregti mallrash behen nga Porti i Selanikut e Greqise, i cili eshte 100 kilometer me larg nga Beogradi se sa nga Porti i Durresit. Qeveria e Kosoves i ka kerkuar Serbise qe te vendosi projektin e Rruges Durres-Prishtine-Nish ne listen e projekteve per financim nga nderkombetaret, por Beogradi e ka injoruar kerkesen. Sipas Henry Perritt, nje profesor i juristprudences ne 2003 ka bere nje studim mbi ekonomine kosovare, duke thene se arsyet e refuzimit te Serbise per kete projekt jane politike. "Shume njerez ne Serbi nuk deshirojne qe Kosova t'ia dale mbane ekonomikisht, keta mendojne se, kjo rruge e con Kosoven drejt fuqizimit dhe pavaresise", cilesoi ai. Ministri Serb i investimeve, i cili ka ne pergjegjesi edhe transportin, nuk ka bere komente per kete plan. Por analistet ne Beograd thone se, duhet vazhduar me zhvillimin e linjave Veri-Jug, Serbi-Greqi duke anashkaluar Kosoven.
Pervec probleme politike qe ka ky projekt, pritet qe te kete nje trafik te ulet levizje. Sipas Observaotit Europian te Transportit, SETEO, jo me shume se 1000 deri 2000 makina do te jete fluksi i levizjeve ne nje dite, nderkohe qe duhet te kete me shume se 10 000 levizje, per te bere atraktive financimet e donatoreve. Ne keto kushte qeveria shqiptare ka financuar pjesen me te madhe te projektit nepermjet kredive tregtare. Nderkohe trafiku ne Kosove eshte rritur ne 50 000 mije makina ne dite, atje nuk ka asnje iluzion rreth mundesive te financimit. "Nuk asnje qe te investoje ne Prishtine pa patur siguri" eshte shprehur, Shefki Ukaj zedhenes i Ministrise se Transportit ne Kosove. "Cdo gje eshte e lidhur me statusin" tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›