E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia -Kosove, tregtia ne minorance

Shqiperia dhe Kosova e kane liberalizuar tregtine ndermjet tyre si pasoje e nenshkrimit te marreveshjeve te tregtise se lire qe shtetet kane marre ne kuader te nje bashkepunimi rajonal per finalizimin e nje tregu te perbashket. Nga zbatimi i saj perfitojne tregtimin pa tarifa doganore rreth 60 per qind e mallrave qe shkembehen ndermjet dy vendeve. Nga ky regjim eshte perjashtuar vetem birra dhe disa dege te industrise se lehte qe jane ne fillesa si ne Shqiperi dhe ne Kosove. Aktualisht Kosova ka tarifen me te larte doganore me Shqiperine, pasi me shumicen e vendeve te tjera te rajonit tregtia gezon nje status preferencial me tarifa afer zeros per shkak se eshte ende ne fuqi statusi i ish -Federates Jugosllave. Per vitin 2008 Kosova eksportoi vetem 147 milione euru, ndersa importoi 1.5 miliarde euro. Ne muajin Dhjetor 2007 perqindja me e madhe e eksportit ishte ne Suedi me 23,9%, Belgjike 17,6%, Shqiperi 8,1%, Serbi 8,1%, Maqedoni 6,2% dhe Bullgari (4,7%) etj. Ndersa sipas te dhenave perqindja me e madhe e importit eshte nga Maqedonia me 15,2%, Serbia 12,8%, Gjermania 10,6%, Kina (6,8%), Turqia 5,5% etj. Sipas te dhenave te grupeve kryesor te eksportit: (66,1%) te eksportit e perbejne metalet baze dhe artikujt prej tyre, produktet minerale,makinerite, pajisjet mekanike dhe elektrike, ushqimet e pergatitura,pijet dhe duhani, plastike, gome dhe artikuj prej tyre, produktet bimore etj. Ndersa sipas te dhenave te grupeve kryesore per import e perbejne produktet minerale, makinerite, pajisjet mekanike dhe elektrike, ushqimet e pergatitura, pijet dhe duhani, produkte te industrise kimike, metale baze dhe artikuj prej tyre, produktet bimore etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›