Sistemi fiskal, Kosova le pas Shqiperine
Pavaresia e ka gjetur Kosoven me nje sistem tatimor modern, bazat e te cilit i ngriti UNMIK-u gjate ketyre 9 viteve. Tatimet dhe taksat qe u vilen biznesit te hartuara gjate ketyre viteve jane formuluar krejt rishtas nga administrata e OJB dhe jane me shume afer legjislacionit te Bashkimit Evropian. Tatimet kryesore qe aplikohen ne Kosove, pervec tarifave doganore, jane TVSH, akciza, tatimi mbi te ardhurat personale, tatimi mbi fitimin. Tatimi mbi Vleren e Shtuar ne Kosove eshte 15 %, ndersa ne Shqiperi 20 per qind. Tatim mbi fitimin ne Kosove eshte 20 per qind, ndersa ne Shqiperi ky tatim u reduktua 10 per qind me 1 janar gjate ketij viti nga 20 per qind qe ishte me pare. Gjithashtu pagat deri ne 960 euro nuk paguajne tatim ne Kosove. Gazeta ka pasqyruar nivelin e taksave kryesore qe aplikohen ne Shqiperi dhe Kosove
Dogana
Aktualisht ne Kosove, per importimin e mallrave aplikohen tri tarifa doganore;
0% per mallrat qe importohen nga Mali i Zi dhe Serbia.
1% per mallrat nga Maqedonia dhe Shqiperia, sipas marreveshjes mbi tregtine e lire.
10% per mallrat qe importohen nga te gjitha shtetet tjera. Tarifa e njetrajtshme prej 10 per qind aplikohet qe nga shtatori i vitit 1999.
Akciza
Aktualisht ne Kosove taksa e akcizes aplikohet per mallrat si cigaret, kafe, pijet jo alkoolike, alkoolike, vera, birra nafta dhe produktet e saja, automjete etj.
Normat jane vendosur ne disa raste per me teper si vlere e shtuar e ne disa si tarife specifike. Akciza per cigaret eshte tarife specifike. Per 1000 cigare paguhet akciza 10 euro. Per njesite e zakonshme te cigareve 1 euro. Per prodhimet e tjera te duhanit 10 euro per njesi. Akciza e naftes eshte 27,5 cent per liter, benzina 30 cent per liter.
Eshte hequr akciza per mazut e cila perdoret si lende e pare per prodhuesit dhe si lende ngrohjeje per Qeverine, organet e saja dhe institucionet publike.
Tatimi mbi vleren e shtuar ( TVSH )
Tatimi kryesor ne Kosove eshte TVSH-ja e cila eshte 15% per te gjitha mallrat, pa marre parasysh origjinen e tyre dhe 0% per mallrat te cilat i dedikohen eksportit.
TVSH paguajne ndermarrjet te cilat kane qarkullim vjetor mbi 50.000 € ose kane asetet prej 50.000€. Tendencat e qeverise se Kosoves jane qe TVSH te aplikohet edhe per ndermarrjet qe kane shkalle me te ulet te qarkullimit vjetor. Per pajimet e importuara falas periudha per pagesen e TVSH-se eshte 6 muaj. Ajo eshte ne perputhje me instruksionet e FMN-se, Direktives se 6 te BE me te cilen rregullohet TVSH-ja. TVSH-ja ne Kosove aplikohet qe nga 1 korriku i vitit 2001. Per importet TVSH-ja mblidhet ne kufijte administrativ te Kosoves.Bartesi i transaksionit do te paguaje TVSH-ne ne vlere doganore dhe ne cdo tatim tjeter importues te paguar (detyrimi doganor dhe akciza nese jane aplikuar) pavaresisht nga origjina e tyre. Ky tatim mblidhet ne mallrat qe vijne nga Serbia dhe Mali i Zi.
Tatimi ne fitim
Tatimi ne fitim eshte zhvilluar ne lidhje me rregulloren mbi standardet e kontabilitetit. Sipas rregullores se standardeve te kontabilitetit, ndermarrjet e biznesit me qarkullim vjetor mbi 100,000 euro kerkohet te mbajne libra ne perputhje me rregulloren.
Jane te detyrueshme po ashtu per bizneset me vlere totale te aseteve prej 50.000 euro, kerkohet qe librat te mbikeqyren nga llogarite te certifikuar dhe te licencuar.
Tatimi i paragjykuar
Tatimi i paragjykuar eshte operacional, ku te ardhurat supozohen ne baze te qarkullimit. Tatimi paguhet si perqindje e qarkullimit ne disa raste dhe si shume konstante ne rast te bizneseve te vogla.
Tatimi mbi te ardhurat personale ne Kosove
Normat tatimore te tatimit ne te ardhurat personale nga paga jane norma progresive duke u bazuar ne lartesine e pages, dhe njeherazi norma me te uleta ne rajon dhe ne shtetet e B.
Normat tatimore jane;
0% deri ne 960 euro
5% mbi 960 dhe 3000 euro
Ne mes te 3000 euro dhe 5400 euro, 102 euro plus 10% mbi 3000 euro dhe
Mbi 5400 euro, 342 euro plus 20%.
SHQIPERIA
Tatimi mbi Fitimin
Te gjitha kompanite (te huaja ose jo) te cilat jane te regjistruara ne regjistrin tregtar dhe paguajne TVSH-ne jane subjekt i tatimit mbi fitimin. Tatimpaguesit tatohen vetem per ardhurat, te cilat i gjenerojne ne territorin e Republikes se Shqiperise ne masen 10 per qind.
Tatimi mbi Vleren e Shtuar
Tatimi mbi vleren e shtuar (TVSH) paguhet 20%: Per te gjitha furnizimet e tatueshme te mallrave dhe sherbimeve te kryera kundrejt pageses prej nje personi te tatueshem, si pjese e veprimtarise se tij ekonomike ne territorin e Republikes se Shqiperise dhe per te gjitha importet e mallrave ne territorin e Republikes se Shqiperise. Kufiri minimal i regjistrimit eshte 8 milione leke (per vit kalendarik) ose ndonje shume tjeter e percaktuar nga Keshilli i Ministrave.
Akciza
Mallrat e tatueshme me akcize ne Republiken e Shqiperise, jane kafeja, cigarja, pijet alkoolike dhe karburantet. Ajo aplikohet ne vlere fikse e kombinuar me perqindje. Per kafene aplikohet 50 leke/kg. Per lengjet e frutave 2 leke/litri, pijet alkoolike nga 30 deri ne 40 leke litri, nafta 37 leke litri, benzina 50 leke litri.
Tatimet ne biznesin e vogel
Nga 1 janari i ketij viti, biznesi i vogel paguan tatim mbi te ardhurat personale ne masen 10%. Tatimi mbi xhiron qe aktualisht eshte 1,5 per qind ne biznesin e vogel eshte zevendesuar me tatimin mbi te ardhurat personale 10%.
Tatimi mbi te ardhurat personale (taksa e sheshte)
Pagat e uleta, deri ne nivelin 30.000 leke, per pragun nga 0 leke deri ne 10.000 leke jane te perjashtuara nga taksimi (tatohen me 0%). Te gjitha kategorite e tjera te pagave mbi 30.000 leke e me teper, taksohen per te gjithe pagen bruto, pa aplikuar shkalle perjashtimi, ne masen 10%.