E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrocentrali italian mbi Vjose

Ndertimi i Hidrocentralit te Kalivacit, eshte nje tjeter element zhvillimi rajonal i cili ka gjetur mbeshtetjen e Keshillit te Qarkut Gjirokaster."Hidrocentrali i Kalivacit eshte pjese e skemes se shfrytezimit te lumit Vjose per prodhimin e energjise elektrike e miratuar nga Keshilli i Ministrave dhe eshte dhene leja e ndertimit nga Keshilli i Rregullimit te Territorit te Qarkut ne vitin 2007", thote Drejtori i Zyres se Urbanistikes. Kjo veper eshte dhene me koncesion te tipit BOT shoqerise italiane "BEG s.p.a" per ndertim dhe shfrytezim. HEC-i do te kete fuqi 93.9 MW dhe do te zere nje siperfaqe 1 710 ha. Hidrocentrali perbehet nga diga, rezervuari i ujit, ndertesa e centralit, nenstacioni elektrik, kanali i devijimit, vepra e marrjes, shkarkuesi, linja e tensionit te larte si dhe rruga qe do te lidhe objektin me rrjetin rrugor nacional. Kjo veper perfaqeson nje impiant te prodhimit te energjise elektrike nga burime hidrike. "Qarku i Gjirokastres eshte larg burimeve te energjise, rrjeti elektrik ekzistues furnizohet nga sistemi elektroenergjitik i vendit nepermjet linjave te tensionit te larte. Venia ne funksion e kesaj vepre do krijoje balancim per humbjet si rezultat i shkurtimit te distancave nga burimet e tjera furnizuese te sistemit. Pervec avantazheve te shumta ekonomike kjo veper ka nje ndikim te madh ne permiresimin dhe ruajtjen e ambientit, rregullimin e shtratit te lumit Vjose dhe krijimin e nje mikroklime per gjithe rajonin", - thote per "Koha Jone" drejtori i Urbanistikes ne keshillin e Qarkut te Gjirokastres.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›