E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia "cliron" ekonomine

Nga Blerina Hoxha
Me nje inflacion 10 per qind dhe me nje rritje te dobet ekonomike, Kosova shenon tashme shtetin me te ri, por edhe me te varfer te Evropes. Te ardhurat per fryme jane pak mbi 1,100 euro, me te ultat ne Evropen Juglindore. Papunesia vleresohet ne 40% dhe importet jane 8 here me te larta se eksportet. Por pas shifrash te zymta, ka nje perspektive. Per shkak se, Kosova ka trasheguar keto vite nen UNMIK-un nje sistem fiskal modern, madje me te favorshem se, te Shqiperise. Gjithashtu Kosova ka tregje financiare te zhvilluara dhe nje legjislacion bashkekohor per te nxitur investimet e huaja dhe prodhimin vendas. Kosovaret njesoj si ketu ne Shqiperi e kane TVSH-ne, tatimin kryesor per te siguruar te ardhurat ne buxhetin e shtetit, por ne Kosove tatimi ne fjale eshte 15 per qind, ndersa ne Shqiperi 20 per qind. Ne Kosove pagat deri ne 960 euro nuk tatohen, ndersa ne Shqiperi te gjitha pagat tatohen 10 per qind. Ndersa sherbimet doganore dhe klima e biznesit me standardet qe ka vene UNMIK-ua me afer BE, se sa Shqiperia i ka aktualisht.
Disa faktore qe e kane kufizuar deri tani aftesine e Kosoves per te shkuar perpara ka qene mungesa e nje aksesi ndaj financimeve dhe investimeve nderkombetare per shkak te statusit te saj te pasigurt. Pas mbarimit te luftes ne vitin 1999 dhe parate vershuan, ekonomia e Kosoves u rrit ne mase te dukshme e me dinamizem te vecante. Por pas vitit 2004, gjerat zune te ndryshojne per keq ndersa hyri staniacioni. Ekonomia funksionon pothuajse teresisht si nje shoqeri konsumi bazuar ne tregtine shkalle-vogel dhe bizneset e pakta familjare. Shume pak para investohen ne industrite qe mund te ofronin pune. Sektori bujqesor eshte me se shumti shqetesues. Bazuar ne kapacitetet prodhuese, Kosova mund t'i plotesonte vete gjitha nevojat per ushqim, por per shkak te tranzicionit politik, burimet bujqesore mbeten te pashfrytezuara. Zhvillimi ekonomik i Kosoves pengohet nga kufizimet me furnizim te energjise elektrike, kapaciteti i dobet i institucioneve publike dhe mungesa e aftesive ne tregun e punes. Nga ana tjeter pakesimi i misionit te OKB-se qe shpenzoi rreth 2.6 miliarde euro ne mallra, personel e sherbime midis 1999 dhe 2006, do te sjelle nje goditje serioze ekonomike. Ne afat te shkurter Kosova do te jete pothuajse e varur nga BE per mbijetesen e saj. Ne perspektive te zhvillimit ekonomik te saj mbetet ndertimi i autostrades se re me Shqiperine. Me kete lidhje te re, Kosova do te mund te siguroje dalje ne det per jo me shume se tre ore. Kjo do te ndihmoje ekonomine e vendit te zhvilloje tregtine e jashtme me kosto me te ulet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›