E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Durresit Gati te garantojme zgjedhje te qeta dhe pa incidente

Policia e Durrësit është e gatshme të garantojë zgjedhje të qeta dhe pa incidente.

Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës, në një prononcim për mediat ka bërë publik planin e Masave, me detyra konkrete, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në territorin e këtij qarku.

Drejtori i policisë së qarkut Durrës, Aleks Hajdari, deklaron se përveç angazhimit dhe masave të marra për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për periudhën zgjedhore, ka marrë gjithashtu masa, për evidentimin, zbulimin e çdo lloj vepre penale dhe goditjen e personave apo grupeve me tendenca kriminale.

Në total, për mbulimin me shërbim policor të 358 qendrave të votimit, 4 K..ZA.Z-ve dhe 4 V.N.V-ve, janë planizuar 366 efektivë policie dhe 45 automjete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›