Autostrada Prishtinë-Merdare, më 25 prill nis ndërtimi
PRISHTINë- Në Vërmicë, atje ku ka përfunduar autostrada shqiptare , do të fillojë ndërtimi i pjesës kosovare të autostradës në një ceremoni festive më 25 prill, me pjesëmarrje nga të dy anët e kufirit.
Lajmi konfirmohet nga Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj.
“Kontrata për ndërtimin e autostradës është kontratë e rregullt ndërkombëtare. Jemi krenarë të themi se kjo është kontrata më e mirë në rajon”, tha Limaj.
Kontrata e qeverisë së Kosovës me konsorciumin amerikano-turk, Bechtel Enka, për ndërtimin e autostradës është nënshkruar përpara dy ditësh në Prishtinë.
Autostrada do të jetë e gjerë 28 metra me 4 korsi qarkullimi.
“Ndërtimi i autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Merdare është një mrekulli dhe moment historik” u shpreh kryeministri Hashim Thaçi.
(e.n/BalkanWeb)