Kriza ekonomike, protesta në Korcë e Ersekë
KORCE- Ish ushtarakët e Korcës kanë protestuar sot në sheshin qëndror të qytetit juglindor duke kërkuar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pensionet e tyre. Ish ushtarakët kanë kërkuar që qeveria të zbatojë statusin e ushtarakut. Protestës i janë bashkuar dhe minatorë, qytetarë të shumtë si dhe deputetët socialistë duke protestuar njëherazi edhe për krizën ekonomike.
“Fatkeqësisht kemi përballë nje qeveri shumë të paaftë e shumë të papërgjegjshme, një qeveri që vjedh votat nuk mund të përfaqësojë sot interesat e gjithë qytetarëve të saj” u shpreh deputetja socialiste Xhacka.
Një protestë e ngjashme u zhvillua dhe në qytetin e Ersekës ku qindra banorë të këtij qyteti kanë protestuar në qendër të tij për krizën e madhe ekonomike dhe papunësinë. Në këtë protestë ndodhej dhe deputeti socialist Alfred Dalipi.
(e.n/News24/BalkanWeb)