Homofobia në Lezhë, BE: Të shqetësuar për diskriminimin seksual
TIRANE- Bashkimi Europian shpreh shqetësim për rastet e homofobisë në qytetin e Lezhës të nodhura pas deklaratës së Klodian Celës i cili pohoi në televizion homoseksualitetin e tij.
Përmes një deklarate për mediat,BE rikujton traktatet për të drejtat e njeriut duke theksuar se respektimi i të drejtave të njeriut dhe trajtimi i barabartë janë ndër kushtet thelbësore për integrimin e vensit në Bashkimin Europian.
“Bashkimi Europian shpreh shqetësimin e tij për rastet e fundit të homofobisë dhe diskriminimit bazuar në orientimin seksual. Ngjarjet në Lezhë si dhe debati publik bënë që BE-ja të rikujtojë se Traktatet e BE-së ndalojnë çdo lloj diskriminimi bazuar në orientimin seksual dhe se parimet e trajtimit të barabartë si dhe fuqizimi i grave janë vlera themelore të BE-së. Implementimi efektiv I këtyre vlerave në Shqipëri është thelbësor për realizimin e perspektivës së saj Europiane, ashtu siç deklarohet në Raportin e Progresit të Komisionit të BE-së për Shqipërinë.” theksohet në deklaratën e BE.
Menjëherë pas deklaratës së Klodian Celës i cili pohoi homoseksualitetin e tij në një reality shoë, të rinj lezhianë protestuan për disa ditë me radhë duke kërkuar daljen e Klodit nga spektakli televiziv e duke përsëritur thirrje raciste ndaj homoseksualizmit.
Thirrjet raciste kanë shkuar deri në atë pikë sa protestuesit kanë mohuar madje dhe orgjinën e Klodit, me arsyetimin se djemtë e Lezhës apo shqiptarët nuk kanë të tillë moral. Presioni i vazhdueshëm i qytetarëve të Lezhës bëri të pamundur jetesën e familjes së Klodit në qytet.
(e.n/BalkanWeb)