E Diel, 1 Nëntor 2026

Autostrada Tiranë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

TIRANE-Një kalimtar ende i paidentifikuar humbi jetën në superstradën Tiranë-Durrës, teksa po kalonte trafikndarësen nga një anë e rrugës në tjetrën, ndërsa policia ndaloi drejtuesin e autoveturës, që shkaktoi aksidentin.
Burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut, bënë të ditur se, "ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 në vendin e quajtur pika e karburantit Elda, rreth 4 km larg Durrësit, kur autovetura me targë HN 51 ZNX ka goditur për vdekje një burrë rreth 55 vjeç".
Sipas burimeve, 55 vjeçari ka vdekur në vend nga plagët e marra, ndërsa është shoqëruar në komisariatin e Durrësit drejtuesi 25 vjeçar i autoveturës, Ndriçim Duriçi nga Bulqiza.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›