E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta deputeti i PD, Gëzim Dibra

SHKODËR- Është ndarë sot nga jeta deputeti i Partisë Demokratike Gëzim Dibra. Mësohet se deputeti 51-vjecar vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa ka ndërruar jetë sot rreth orës 12:00, në qytetin e Shkodrës.

Ai ka lindur në Shkodër më datën 08.11.1956. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik ndërsa si deputet i legjislativit shqiptar është zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Gëzim Dibra ishte një ndër biznesmenët e parë në zonën e Shkodrës në fillimet e viteve ’90, dhe sot me biznesin më të fuqishëm në këtë zonë. Ka qënë mbështetës i vazhdueshëm i politikave të PD, për zhvillimin e biznesit dhe në veçanti për krijimin e vendeve të reja të punës.

Dibra është zgjedhur si deputet i legjislativit shqiptar që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 për qarkun e Shkodrës.
Gjithashtu, deputeti i së djathtës ka qenë edhe anëtar i komisionit parlamentar për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të deputetit Dibra. “Në këto momente të vështira për nënën, bashkëshorten, vajzën e vogël 10 vjeçare, familjen dhe miqtë, dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e njeriut të dashur. Kuvendi i Shqipërisë ka humbur një deputet që dallonte për korrektësinë dhe angazhimin serioz në detyrën e rëndësishme.Të gjithë ne, kemi humbur kolegun e veçantë dhe mikun e mirë”,- thuhet në mesazhin e ngushëllimt të kryetares së parlamenit Jozefina Topalli.

(d.b/m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›