E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Tiranë-Elbasan, Berisha: Përfundon më 1 maj

TIRANË- Austostrada Tirane-Elbasan do të përfundojë me 1 maj të vitit të ardhshëm, një afat ky i dhënë nga kryeministri Sali Berisha gjatë inagurimit të punimeve.

"Kjo rrugë, që së bashku me tunelin do ketë gjatësi 31 km, bën të mundur një lëvizje me 120 km/h, duke kursyer kështu të gjithë atyre që vijnë nga Shqipëria qendrore, juglindore, por edhe udhëtarëve nga Shkupi, Struga, Tetova, së paku 50 minuta, ndërsa transportit të rëndë mbi 1.5 orë udhëtim. Kjo përbën veprën tjetër madhore në projektin e infrastrukturës për të bërë Shqipërinë vend i zhvilluar. Ne jemi të vendosur që këtë projekt ta finalizojmë brenda mandatit 2013-2017", tha Berisha. 

"Kjo rrugë bashkon Elbasanin me Tiranën dhe krijon një nga linjat rrugore më të mëdha në rajonin tonë. Kjo rrugë afron me kryeqytetin një nga zonat më prodhuese të Shqpërisë, siç është Korça. Shkurton me një orë distancën mes Tiranës dhe Shkupit. Javën që vjen do të inaugurojmë fillimet e punimeve në të gjitha segmentet e rrugës dhe vazhdimet e saj drejt Korçës, Qukës, Qafë-Plloçë, duke bërë që Korça dhe e tërë Shqipëria Juglindore ta kapë Tiranën në një kohë 70% më të shkurtër sesa përpara ndërtimit të kësaj rruge", theksoi Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi opozitën të vizitojë rrugën si një akt pendese për energjitë negative që i kanë atribuar kësa rruge. "Ftoj opozitën në një vizitë kolektive, si një akt pendese, sepse pendesa është tipar i njeriut të qytetëruar. Ftoj të vijnë ta vizitojnë për ta kuptuar se çfarë energjie negative krijuan në Parlament kur votohej buxheti për këtë autostradë. Të gabosh është njerëzore, por të mos korrigjohesh është marrëzi, prandaj uroj dhe shpresoj që të pendohen për veprimin e tyre",- deklaroi Berisha.
(el.me/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Berisha: Infrastruktura moderne, prioritet i qeverisë Tuneli në Elbasan, Banorët: S'e japim tokën për 300 lekë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›