E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Autostrada Tiranë-Elbasan, hapet për trafikun në pranverën e 2013-s”

20-09-2012 / Gazeta 55

Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Olldashi inspekton ecurinë e  punimeve

Punimet në autostradën Tiranë-Elbasan kanë progresuar. Çdo ditë në këtë rrugë hidhen 650 m3 beton, bëhen 36 mijë m3 gërmime dhe 38 mijë m3 mbushje. Ky është ritmi ditor i punës në kantierin, i cili mbahet i hapur 20 orë në trase dhe 24 orë në tunel. Me këtë ritëm, autostrada Tiranë – Elbasan pritet të përmbushë qëllimin përfundimtar, që është hapja e rrugës për trafikun në fundin e pranverës së vitit 2013.
Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi inspektoi punimet në këtë autostradë, ku punon bashkimi i kompanive Copri dhe Actor. Duke para ecurinë e punimeve Olldashi u shpreh se ky aks rrugor do të hapet për trafikun në pranverën e vitit 2013.
Deri tani traseja e rrugës është prekur në rreth 90 për qind të gjatësisë së saj, ndërkohë që janë në ndërtim e sipër shumica e veprave inxhinierike kryesore.
Në segmentin e parë punohet në urën e Erzenit, ndërsa në segmentin e dytë punohet në 4 nga pesë urat që ka ky segment. Autostrada Tiranë-Elbasan përbën, pas Rrugës së Kombit, veprën e dytë më të madhe publike që ndërtohet në historinë e kombit shqiptar. 
Rruga do të ketë katër korsi, e pajisur ndër të tjera me një numër të madh viaduktesh, 21 të tilla, 7 mbikalime dhe 4 nënkalime, me një numër të konsiderueshëm urash, disa prej tyre më të gjata se 400 metra. Investimi më i rëndësishëm i saj është tuneli, me një gjatësi prej rreth 2.4 km, i ngjashëm me tunelin e Bolzanos në Itali. Shpejtësia e udhëtimit do të variojë nga 100 në 120 km në orë. Por bashkë me këtë segment, qeveria ka në plan të mbyllë brenda 4 vitesh gjithë Boshtin rrugor të Jugut për ndërtimin e kësaj autostrade do të investohen  rreth 290 milionë dollarë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›