E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada Vërmicë-Merdar, qeveria vendos të shpronësojë

Prishtinë -Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë së Kosovës, kryetari i saj Hashim Thaçi ka njohur anëtarët e kabinetit për vendimin për shkarkimin e ushtruesve të detyrës së sekretarëve permanent në disa nga ministritë e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kanë qenë të emëruar nga pozita e këshilltarëve politik. Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar zbatim të vendimit, duke paralajmëruar masa ndaj ministrave.

Me nismën e Ministrit të Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, është aprovuar propozim – vendimi për shpronësimin e pronave të paluajtshme për nevoja të ndërtimit të autostradës Vërmicë – Merdar në segmentin Vërmicë – Prizren . Dhe është aprovuar propozimi për themelimin e Komisionit Ndërministror për përcjelljen e realizimit të projektit të autostradës Vërmicë-Merdar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›