Haziri: Ka ardhur koha që UNMIK-u të ikë
Prishtinë -Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, është shprehur sot në Prishtinë se është pro largimit të misionit të UNMIK-ut. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri u tha mediave, se tashmë ka ardhur koha që ky mision të mbyllet.
“UNMIK-u dhe Kombet e Bashkuara përfundimisht duhet të "ulin flamurin" e tyre në Kosovë, për t'i dhënë hapësirë mandatit dhe atyre që Kushtetuta e Kosovës pas negociatave të Vjenës, i njeh në Kosovë”-tha Haziri, për të shtuar se forcat e NATO-s, prezentë në Kosovë, me mandat të njohur kushtetues, duhet të vazhdojnë misionin e tyre.
Ai ka vlerësuar përkushtimin dhe angazhimin e EULEX-it në shtrirjen e tij në tërë territorin e Kosovës, duke thënë se mandati i misionit të BE-së duhet të forcohet dhe të ecë përpara bashkë me institucionet e Kosovës.