E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli, konferencë për misionin amerikan në Ballkan

Prishtinë - Më datë 13 dhe 14 prill, në Uashington do të organizohet konferenca ndërkombëtare me temën: “Kompletimin i misionit amerikan në Ballkan”.Kjo konferencë, është organizuar dhe financuar nga Behxhet Pacolli, kryetar i Partisë Aleanca e Re. “Në këtë konferencë kanë konfirmuar pjesëmarrjen ambasadorë dhe diplomatë që përfaqësojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ekspertë dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë amerikane, përfaqësues të Departamentit të Shtetit amerikan, përfaqësues nga Kabineti i presidentit të SHBA-ve, Barack Obama dhe zv/presidentit Joe Biden”-thekson komunikata e kësaj partie.

Në hapje të kësaj konference do të flasë, studiuesi i njohur i çështjeve të Ballkanit, Janusz Bugajski dhe kryetari i ARK-së Behxhet Pacolli, që njëkohësisht është edhe këshilltar internacional në Qendrën për Studime Strategjike, (CSIS), në Uashington.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›