Daci: Qeveria e Kosovës ka shënuar pak progres
Shkup -Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë Nexhat Daci ka pritur sot ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer. Kryetari Daci në vazhdim falënderoi OSBE-në për ndihmën e vazhdueshme, si dhe përkushtimin e saj për ti ndihmuar proceset në Kosovë, sidomos për promovimin edhe shtytjen e demokracisë përpara. Kryetari Daci tha se, ajo që është arritur me shumë mundë në konsolidimin e të gjitha Institucioneve të vendit.
“Koalicioni qeverisës nuk po demonstron kapacitete profesionale për të menaxhuar me to. LDD ka pritur më shumë nga koalicioni qeverisës, nga Presidenca dhe Qeveria e Kosovës. Populli i Kosovës nuk është i kënaqur me këto rezultate. Një vend ku ushtria proteston, policia kërcënon me protesta të vazhdueshme, ku shëndetësia nuk është në nivelin e duhur dhe kërcënon vazhdimisht me protesta, ku arsimi po ashtu ka protesta të vazhdueshme. Atëherë ne pyesim, ku janë rezultatet?”-deklaroi Daci. Sipas tij, një gjendje e tillë ka nevojë për zgjedhje, në mënyrë që alternativa e duhur për zgjidhjen e problemeve të qytetarit të Kosovës, të jetë në planë të parë.
Kryetari Dacikërkoi nga OSBE-ja që të mundësoi që zgjedhjet e ardhshme të monitorohen nëpërmjet kamerave të cilat do të bindnin çdo kënd, se proceset zgjedhore janë demokratike dhe të lira. Akademik Daci shprehu bindjen e tij, se edhe pse LDD i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, LDD është e bindur që një përqindje e konsiderueshme e votave të saj, janë manipuluar.