E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autostrada, bllokohet ura e fundit

 

KUKES - Një nga 7 urat e segmentit Kukës-Morin, pjesë e korridorit Durrës-Kukës ende nuk ka mbaruar, ndonëse afati për dorëzimin e saj po mbush një vit e gjysmë që ka përfunduar. Është pikërisht ura në fshatin Përbreg, në të cilën në këto ditë vere po punojnë vetëm disa punëtorë krahu, ndonëse urës i duhen vënë elementët bashkues të këmbëve, punë që kërkon forca dhe mjete të specializuara. Duket se firma maqedonase “Granit” ka dhënë leje për shumicën e punëtoreve dhe mospërfundimi në kohë i kësaj ure ka sjell mjaft probleme në qarkullimin rrugor, sidomos për automjetet që hyjnë e dalin nga Kosova. Ata detyrohen të udhëtojnë në shtigje të improvizuara. E njëjta firmë ka përfunduar një urë 2 km më larg dhe më të madhen në gjithë korridorin si dhe një tjetër, në të njëjtin fshat.                     j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›