E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, fëmijët shesin misra për librat e shkollës

Disa prej ketyre femijeve kane ngritur ne luginen e Matit vende provizore per pjekjen dhe tregtimin e misrave duke sfiduar temperaturat e larta dhe duruar nxehtesine e zjarrit 

MAT-Ndryshe nga bashkemoshataret e tyre qe i kalojne pushimet verore ne bregdet apo ne zonat malore, shumë fëmijë matjanë gjate muajve te stines se nxehte kane menduar se si mund te nxjerrin pak para per te blere veshmbathje, libra dhe fletore per vitin e ardhshem shkollor. Disa prej ketyre femijeve kane ngritur ne luginen e Matit vende provizore per pjekjen dhe tregtimin e misrave duke sfiduar temperaturat e larta dhe duruar nxehtesine e zjarrit.
Thirrja e matjaneve te vegjel “hajde misra të pjekur” degjohet qe nga larg ne te dy anet e lugines se Matit, nje thirrje qe i pergjan ne shume raste lutjeve per te mbijetuar. “Dalim në orën 7 të mëngjesit dhe shesim misrat. Na duhen lekët për libra e gjera të tjera që na nevojiten”, thotë njëri prej tyre për mikrofonin e News24. Kjo, eshte jetesa e veshtire e ketyre te miturve,me plot rreziqe nga pas , ndersa rendin pas makinave per te shitur sa me shume kallinj te pjekur.

(d.b/BalkanWeb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›