E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vera, “shpërthen” topless në bregdetin e Orikumit

 

Topless në Orikum. Kjo verë i ka "nxehur" femrat më tepër se temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin tonë. Ndonëse herë pas here janë pikasur gjysmë të zhveshura, në plazhe thuajse të mënjanuar, dje ka ndodhur në mes të pushuesve. Paraditen e djeshme, një grup me djem e vajza po pushonin në një plazh të Orikumit. Vajza rreth 22 vjeçe, e cila mendohet të jetë vlonjate, nuk ka ngurruar të heqë pjesën e sipërme të rrobave të banjës e të kërcejë me një djalë para një diskoje verore. Skena ka ndodhur në një nga plazhet më të frekuentuar të zonës së Orikumit, i preferuar dhe nga familjarët, pasi është i përshtatshëm për fëmijë për shkak të thellësisë më të kufizuar. Vajza e re,  protagoniste e ditës së djeshme, ka nisur të kërcejë me një djalë e mendohet se dhe nën efektin e alkoolit të ketë nisur zhveshjen. Ajo ka kërcyer pa asnjë shqetësim përballë syve të kureshtarëve të shumtë, të pamësuar me të tilla veprime në publik. Disa prej pushuesve i janë bashkuar ritmeve të muzikës, të tjerë kanë bërë fotografi e pak të tjerë kanë qëndruar indiferentë. Megjithëse ka qenë e vetme në mënyrën e saj të zhveshjes, vajza e re nuk është shqetësuar, edhe se ka parë që e ndiqnin qindra sy kureshtarë, apo dhe pse është filmuar.
Pas disa orësh ekspozimi në sytë e të gjithëve dhe në diell, e reja ka nisur të dëfrehet e të vallëzojë para diskos verore, në mes të çadrave të pushuesve. Vera e këtij viti duket se ka futur në "përvojën" e mëparshme të femrave të huaja dhe ato shqiptare. Në bregdetin e jugut, në plazhe tepër të frekuentuara janë shënuar disa episode, po protagoniste kanë qenë turiste të huaja. Një vit më parë ishin disa turiste maqedonase që bënë plazh topless, ndërsa një grup pushuesish nga Suedia hodhën hapin e parë, në plazhin publik të Sarandës. Prej asaj kohe, bashkiakët nisën të mendonin për krijimin e një plazhi për pushues të tillë, për të mos shqetësuar pushuesit familjarë. Megjithatë, deri në ditët e sotme në asnjë qytet bregdetar nuk është ndërtuar një plazh i tillë. Në këto raste, as uniformat blu nuk kanë mundur që të ndërhyjnë, duke mos dashur të krijojnë incident.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›