E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkthyesi i Enverit: Të pathënat e lidhjeve me komunistët e botës

 

NGA NESER DO TE LEXONI :

Aventura e Enver Hoxhës për ta bërë Tiranën qendrën e botës dhe të revolucionit, u kushtoi shqiptarëve një dramë të jashtëzakonshme. Shqipëria e mbërthyer nga varfëria ofronte leksione dhe dollarë për dhjetëra parti e organizata të M-L. Ironia e fatit të popullit më të martirizuar të Evropës hyri në historinë e kohëve moderne me emrin e vetëmartirizimit. Gazeta “Panorama”, duke filluar nga nesër do të botojë një retrospektivë të operacioneve të panjohura në ndihmë të liderëve dhe organizatave revolucionare nëpërmjet ditarit dhe kujtimeve të Agim Popës, ish-drejtorit të Drejtorisë së Jashtme të KQ…

Në to zbulohen lidhjet e fshehta të Tiranës me grupet komuniste e revolucionare në të gjitha kontinentet, mënyra e financimit të tyre nga fondi i solidaritetit të Sekretariatit të KQ, preferencat e Enverit për lider e organizata të ndryshme, konfliktet e deri te divorcet midis përfaqësuesve të së njëjtës kauzë etj.

Çfarë u fsheh për opinionin nga bisedimet e Enverit me Hrushovin dhe debatet e panjohura me ish-udhëheqësin e BS gjatë vizitës në vendin tonë në vitin 1959. Pse kreu i Kremlinit kërkoi për mos ta zënë në gojë Titon dhe si u publikua kjo vizitë në Moskë.

E vërteta e debateve të Hrushovit me Enverin në Mbledhjen e 81 partive në Moskë dhe shpërthimi i ish-aleatëve lindor ndaj liderit shqiptar. Kush e quajti rrugaç dhe si u mundësua rikthimi i delegacionit në Tiranë.

Çfarë komunikoi Mehmet Shehu me Titon gjatë udhëtimit me “Kuin Elisabet” dhe cili ishte qëndrimi i këtij të fundit në mbledhjen e Asamblesë në OKB në vitin ‘60

Kush ishin liderët komunist që vinin nga vendet Perëndimore me mision spiunazhi dhe si penetruan pas sloganeve marksiste.

Si reaguan miqtë e Enverit pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut dhe çfarë ndodhi pas vdekjes së diktatorit me ta. Cili ishte opinioni i liderëve komunist për pasuesin e Enverit dhe pse dyshonin te Ramiz Alia. Sa ishte shuma që financoheshin grupet komuniste dhe nga dilte fondi për to.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›