E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, presidenti Gjorgje Ivanov pa kredibilitet

Skandali i tillë ka nxitur akuza dhe kundër akuza midis dy partive politike VMRO-DPMNE dhe LSDM, me ç’rast kjo e fundit ka theksuar se Ivanov vazhdon të jetë një figurë e kontrolluar nga kryeministri Gruevski.

Një skandal tjetër i presidentit maqedonas konsiderohet edhe organizimi i një vizite pa protokolle zyrtare për presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. Ky skandal shpërtheu pasi brenda një dite kabineti i presidentit Ivanov disa herë kishte ndryshuar karakterin e vizitës, herë zyrtare e herë private, në Ohër apo në Shkup, kështu duke shkelur të gjitha protokollet diplomatike. Analistët vlerësojnë se Ivanov nuk është një figurë e fortë dhe me karakter të fortë dhe se ai vazhdon të jetë nën hijen e kryeministrit Gruevski.

“Mendoj se prej fillimit kreu i ri i shtetit ka një kredibilitet të humbur, siç dihet ai nuk ka legjitimitet politik edhe tek shqiptarët. Nga ana tjetër është një figurë e dorës së tretë me politikbërjen në Maqedoni. Posaçërisht veprimi i fundit me faljen e disa personave dhe tërheqjen e vendimit në momentet e fundit flet për një pasiguri të tij dhe për një mungesë të integritetit si funksionar i lartë shtetëror”, ka theksuar analisti politik prof. dr. Jeton Shasivari.

Sipas tij kjo ka efekt negativ sa i përket stabilitetit të institucionit dhe nga ana tjetër ka efekt negativë në raport me qytetarët.

///INA/Start///

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›